Messi prezanton Topin e Artë para tifozëve të Inter Miami

Futboll

Messi prezanton Topin e Artë para tifozëve të Inter Miami

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Messi

Inter Miami zhvilloi një miqësore ndaj New York City, ndeshje të cilën e humbi me shifrat 2-1.

Megjithatë, rezultati ishte dytësor pasi të pranishmit që kishin siguruar një biletë e kishin më shumë mendjen te ceremonia në nder të Lionel Messit.

Argjentinasi prezantoi para tifozëve të Inter Miami, Topin e Artë, i teti në karrierën e sulmuesit. Messi mbajti edhe një fjalim para tifozerisë së Inter Miami duke i falenderuar ata pasi e kishin bërë të ndjehej si në shtëpinë e tij.

“Është diçka shumë e bukur që mund ta ndaj Topin e Artë me ju, jam pjesë e Inter Miami prej pak kohësh, por më duket sikur kam qenë këtu shumë kohë më parë. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e Miamit, jo vetëm ata që janë këtu në stadium. I falenderoj për mënyrën si më kanë pritur dhe trajtuar mua dhe familjen time. Më keni bërë të ndjehem si në shtëpinë time”, u shpreh Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat