Alarmohet Allegri

Futboll

Alarmohet Allegri

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Manuel Locatelli

Manuel Locatelli largohet nga grumbullimi i kombëtares së Italisë.

Mesfushori i Juventusit ka pasur një frakturë në brinjë dhe pas konsultimit me mjekët e Italisë, ka lënë grumbullimin, duke u rikthyer menjëherë në Torino.

Rasti ka alarmuar jo pak edhe trajnerin e Juventusit Masimiliano Alegri, pasi situate e Lokatellit duket shqetësuese dhe është vënë në dyshim serioz prania e tij në derbin e Italisë ndaj Interit më 26 nëntor.

Në fillim të javës së ardhshme Lokatelli do të kryejë ekzaminimet e radhës, për të parë nëse mund të rinisë stërvitjen me grupin, teksa gjasat janë minimale që t’ia dalë të luajë ndaj Interit.

Kjo e komplikon jo pak punën e Allegrit, që nuk ka në dispozicion as Pogba e Faxhioli, dy mesfushorë që kanë mbyllur sezonin për shkak të pezullimit, teksa në dyshim mbetet edhe Kambiasso, i cili gjithashtu vuan nga një dëmtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat