​“Dardanët” e rinj shumë të fortë për Izraelin

Futboll

​“Dardanët” e rinj shumë të fortë për Izraelin

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Kosova

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025, për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Kosova U21 e ka mposhtur 3:1 Izraelin U21.

Golat e fitores për “Dardanët” e rinj i shënuan Bleron Krasniqi (minuta e 6’ dhe 10’) dhe Veton Tusha (minuta e 80’), kurse golin e nderit për Izraelin e shënoi Stav Nachmani në minutën e 24’.

Me pikët e reja, Kosova U21 ngjitet në pozitën e tetë pikëve në vendin e tretë të Grupit D, një më pak se Gjermania në vendin e dytë, e katër sosh më pak se Polonia në vendin e parë.

Në anën tjetër, Izraeli U21 renditet në vendin e fundit, me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Kosovës U21. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat