Asllani fiton besimin e trajnerit

Futboll

Asllani fiton besimin e trajnerit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Asllani

Interi e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në Champions dhe trajneri Simone Inzagi pritet të bëjë një rotacion të ndjeshëm në sfidën kundër Benfikës.

Ai pritet të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm, një prej tyre Hakan Çalhanoglun. Dhe zëvendësuesi më i mirë i tij është mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Ylli kuqezi pritet ta nisë sfidën titullar dhe jo vetëm ai por edhe Fratezi me shumë mundësi në vend të Barelës.

Ndryshime pritet të ketë edhe në fazën ofensive, ku nga minuta e parë do të zbresë Arnautoviç, ndërsa në dyshim është Sançez.

Nëse kavilja do t’i përgjigjet mirë, atëherë edhe sulmuesi kilian do të zbres në fushë nga minuta e parë, ndërsa Turam dhe Martinez janë në balotazh për një vend si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat