Arsenali refuzon po ashtu Superligën Evropiane

Futboll

Arsenali refuzon po ashtu Superligën Evropiane

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Arsenali është klubi i radhës i madh evropian që e ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.

Përmes një njoftimi ata u shprehën se pozicioni i tyre në lidhje me Superligën Evropiane nuk ka ndryshuar.

“Pozicioni ynë në lidhje me Superligën Evropiane nuk ka ndryshuar.

Ne do të vazhdojmë të luajmë në garat e UEFA-s dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera evropiane dhe me Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA)”, thuhej në njoftimin e “Topçinjve”.

Deri më tani, Barcelona, Real Madridi janë pro dhe pritet që edhe Napoli ta pranojë këtë garë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat