Nota e Brojës në fitoren e Chelseat

Futboll

Nota e Brojës në fitoren e Chelseat

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Chelsea

Armando Broja e mbylli vitin si titullar në ndeshjen që Chelsea fitoi ndaj Luton me shifrat 3:2.

Trajneri Pochettino i besoi sulmuesit kuqezi një vend në majën e repartit të avancuar, në një rol që ai po përshtatet ta bëjë në radhët e bluve.

Futbollisti nuk kishte mundësi të mëdha për të treguar veten e tij në këtë ndeshje, duke u munduar më shumë të kthehej në pikë pasimi për shokët e skuadrës.

Megjithatë në një ndeshje shumë të luftuar, ku ai ishte në fushë për 62 minuta, Broja regjistroi statistika mjaft interesante në të dhënat e përpiluara nga SOFASCORE.

Kjo e fundit, për statistikat e prodhuara nga futbollisti gjatë ndeshjes, i ka vendosur atij notën 6,5 për paraqitjen ndaj Luton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat