Në ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm

Futboll

Në ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:50
Armando Broja

Armando Broja në ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm.

22-vjeçari luan me Chelsea në Premier League, por ka kërkesa edhe nga skuadra të tjera.

West Ham, Fulham dhe Wolverhampton janë vënë në gjurmët e shqiptarit, por për këto skuadra nuk ka për të qenë e lehtë. Chelsea ka bërë me dije se për të lënë të lirë Brojën kërkon 50 milionë stërlina.

Lajmin e konfirmoi “Daily Telegraph”, që tha se Chelsea u ka bërë me dije klubeve të interesuara se nuk do ta kenë të thjeshtë për të arritur te sulmuesi shqiptar. Broja ka një kontratë deri në vitin 2028 me londinezët.

Armando Broja u rikthye pak kohë më parë nga një dëmtim i gjatë dhe këtë sezon ka luajtur në total në 17 ndeshje e realizuar 2 gola. Shqiptari nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar dhe shpesh është zëvendësuar, por shpesh ka bërë paraqitje të mira.

Broja është interesuar edhe Inter në Itali, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete nga klubi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat