Milan rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Futboll

Milan rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:14
Milan

Bayern Munich po studion terrenin për të transferuar në Gjermani nga Milani, Theo Hernandez.

Bavarezët duket se janë dorëzuar për Alphonso Davies që është një hap larg Real Madrid, dhe shohin te ylli i Milanit zëvendësuesin ideal të kanadezit. Theo, i cili arriti edhe shifrën e 200 ndeshjeve me fanellën e “Djallit”, ka një kontratë të vlefshme me Milanin deri në vitin 2026.

Megjithatë, drejtuesit e Bayern Munich janë të gatshëm të shpenzojnë nga 60 deri në 70 milionë euro për shërbimet e francezit që konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij.

Edhe pse në radhët e italianëve vështirë të dorëzohen kaq shpejt për një lojtar që e konsiderojnë si pjesë kryesore të skuadrës.

Kuqezinjtë presin që në ditët e ardhshme të nisin negociatat për rinovimin e kontratës së Theo Hernandez dhe nëse bëhet fjalë për ta shitur, atëherë ta bëjnë për jo më pak se 100 milionë euro e për të kaluar kështu topin në gjysmëfushën e gjermanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat