Holanda trondit Poloninë pa Lewandowskin

Futboll

Holanda trondit Poloninë pa Lewandowskin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 qershor 2024 Në ora: 14:41 Përditësuar në ora: 16:50 më 16.06.2024
Holanda feston

Zëvendësuesi i siguroi fitoren Holandës

Holanda ka startuar me fitore në Grupin D të Kampionatit Evropian në futboll.

Një fitore në finish me rezultat 2:1 ndaj Polonisë.

Atmosferë drithëruese dhe lojë e bukur në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Polonia - Holanda 1:2

Stadiumi "Volksparks" në Hamburg.

Shikues: 55.000.

Gjyqtar: A. Soares Dias (Portugalia):

Shënues: Buksa (16'), Weghorst (83').- Gakpo (29').

Kartona të verdhë: Veerman,

Polonia: Szczesny, Bednarek, Salamon (Bereszynski 86'), Kiwior, Frankowski, Zielinski, Romanczuk (Slisz 55'), Zalewski (Piotrowski 77'), Urbanski (Swiderski 55'), S. Szymanski (Mode 46') dhe Buksa

Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake (van de Ven 87'), Schouten, J. Veerman (Wijnaldum 62'(, Xavi Simons (Malen 62'), Reijnders, Gakpo (Weghorst (81') dhe Depay (Frimpong 81').

Holanda me plot meritë ngadhënjeu e cila në bazë të rasteve ka mundur të jetë edhe më bindës rezultati.

Holandezët shpërdoruan shumë raste e Polonia pati mungesë të madhe sulmuesin Robert Lwandowski.

Në fillim të takimit Gakpo pati mundësi por nuk shënoi në portën polake.

Në minutën e 10-të, Reijnders i Holandës nga rreth 13 metra plason një goditje të fortë për fat të Polonisë shkoi përskaj shtyllës së majtë.

Zielinski harkoi bukur nga rivënia e këndit, ndërsa Adam Buksa kërceu më së larti dhe me kokë shënoi në këndin e majtë, 1:0 për Poloninë në minutën e 16-të. Portieri Szczesny tregon klasin e tij në minutën e 20-të, duke e ndalur një goditje të fortë të lojtarit van Dijk.

Në minutën e 29-të, Cody Gakpo goditi nga rreth 20 metra dhe për fat të mirë të tij devijohet topi dhe mashtroi portierin polak, 1:1.

Në fund të pjesës së parë Depay humb një rast ideal duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 70-të, Denzel Dumfries nga këndi i vdekur nuk e befasoi portierin polak.

Në minutën e 73-të, de Vrij  nga afërsia me kokë lëshoi një rast të mirë, duke gjuajtur mbi portë.

Në minutën e 83-të, Wout Weghorst dy minuta pasi u fut në lojë, ka shënuar nga afërsia në këndin e poshtëm të djathtë. 2:1.

Në minutën e 89-t[, Polonia pati rast për të barazuar por portieri holandez shpëtoi portën duke e ndalur goditjen e Swiderskit.

Holanda arkëtoi tre pikë të mëdha.

Më 21 qershor do të takohen Polonia – Austria (18.00) dhe Franca – Holanda (21.00).

Polonia mposhtet

(E plotësuar) – 89' Polonia pati rast për të barazuar por portieri holandez shpëtoi portën.

83' Wout Weghorst futet në lojë në minutën e 81-të dhe ka shënuar nga afërsia në këndin e poshtëm të djathtë. 2:1. 

82' Ndeshja po shkon drejt barazimit.

78' Edhe më tej baras.

73’ de Vrij  nga afërsia me kokë lëshoi një rast të mirë goditi mbi portë.

70’ Denzel Dumfries nga këndi i vdekur nuk e befason portierin polak.

Polonia - Holanda 1:2

Stadiumi "Volksparks" në Hamburg.
Shikues: 55.000.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portugalia):

Shënues: Buksa (16'), Weghorst (83').- Gakpo (29').

Kartona të verdhë: Veerman,

Polonia: Szczesny, Bednarek, Salamon (Bereszynski 86'), Kiwior, Frankowski, Zielinski, Romanczuk (Slisz 55'), Zalewski (Piotrowski 77'), Urbanski (Swiderski  55'), S. Szymanski (Mode 46') dhe Buksa
Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake (van de Ven 87'), Schouten, J. Veerman (Wijnaldum 62'(, Xavi Simons (Malen 62'), Reijnders, Gakpo (Weghorst (81') dhe Depay (Frimpong 81').

67' Edhe më tej 1.1.

63' Dy gola të shënuar dhe një karton të verdhë.

60’ Polonia tani po sulmon e Holanda në presion.

54' Xavi i Holandës në pozitë të volitshme por gjuan jashtë portës.

51' Lojë e mirë.

48' Holanda fillon furishëm pjesën e dytë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45+1 Depay humb një rast ideal.

45’ Gakpo i Holandës po shfaqet prore i rrezikshëm për portën polake.

42’ Një lojë me ritëm dhe Polonia herë pas herë kaplohet nga panik për faktin se sulmi i Holandës është si uragan.

38’ Holanda kërkon me vetëmohim të pashoq golin e radhës. Djelmoshat e Roanld Koeman po shfaqin lojë agresive.36’ Edhe Polonia po tregon lojën e saj.

32’ Lojë e bukur e dy gola për 30 minuta

29' Cody Gakpo godet jashtë 16-shit dhe për fat të mirë të tij devijohet topi dhe mashtron portierin polak, 1:1.

28’ Holanda ka iniciativën dhe rastet, megjithatë ka shënuar Polonia. 

25' Holanda po sulmon.22’ Holanda e do me çdo kusht golin, barazimin. Depaz gjuan larg mbi portë.

20’ Portieri Szczesny tregon klasin e tij duke e ndalur një goditje të fortë të lojtarit van Dijk.

19’ Holanda në presion e cila në minutat e parë shpërdoroi disa raste dhe kjo iu hakmor. 

16’ Zielinski harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Adam Buksa kërcen më së larti dhe me kokë shënoi në këndin e majtë, 1:0 për Poloninë. 

13’ Polonia tani po luan me gjallë.10’ Reijnders i Holandës nga rreth 13 metra plason një goditje të fortë për fat të Polonisë shkoi përskaj shtyllës së majtë.

8’ Polonia po ka telashe me sulmin e “Tulipanëve”.

6’ Holanda shumë e mirë më kërkuese.

3’ Gakpo në minutat e parë u tregua i  rrezikshëm.

Depay e Simons për fitore

Padyshim do të kërkojnë një fitore të madhe. “Tulipanët” e Holandës do të nisin rrugëtimin e tyre evropian pasditen e kësaj të diele, teksa në 15:00 do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, me “Shqiponjat e Bardha”, të Polonisë, në sfidën e parë të Grupit D.

Sa i përket formacioneve, tekniku Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Szczesny, ndërsa në mbrojtjen me tre Kiwior, Bednarek e Salamon.

Në krahët e mesfushës janë Zalewski e Frankowski, ndërsa Romanczuk e Zielinski mbulojnë qendrën. Më të avancuar janë Urbanski e Szymanski, ndërsa në sulm vendoset Buksa.

Në krahun tjetër, tekniku Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes janë Dumfries e Nathan Ake, me qendrën që mbulohet nga De Vrij e Van Dijk. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Schouten-Reijnders-Veerman, ndërsa sulmi përbëhet nga Xavi Simons, Depay e Cody Gakpo.

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Poloni - Holandë!

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Poloni - Holandë!

Polonia dhe Holanda do të përballen në orën 15:00 në sfidën e parë për ditën e sotme dhe në Grupin D.Trajnerët Probierz dhe Kuman kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Tek polakët vihet re mungesa e Robert Levandovskit.

Nga ana tjetër “tulipanët” janë të etur për fitore edhe do të bëjnë maksimumin për 3 pikët.

Përballja Poloni - Holandë, Lewandowski apo Depay?

Polonia ka sprovë shumë të vështirë ndaj gjigantit Holanda, në kuadër të Grupit D të Euro 2024.

Atmosferë drithëruese në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Holanda kërkon trepikëshin sikurse edhe Polonia.

Polonia - Holanda

Polonia: Szczesny, Bednarek, Salamon, Kiwior, Frankowski, Zielinski, Romanczuk, Zalewski, Urbanski, S. Szymanski dhe Buksa

Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake, Schouten, J. Veerman, Xavi, Reijnders, Gakpo dhe Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat