E papritur për Edon Zhegrovën!?

Futboll

E papritur për Edon Zhegrovën!?

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 13:29
Futbollisti Edon Zhegrova

Futbollisti Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi?

Edhe pse u transferua në Torino me bujë në shtatorin e 2025-ës, ai s’ka bindur as Igor Tudor dhe as trajnerin aktual të “Zonjës”, Luciano Spalletti.

Në këto kushte, ai po aludohet për një largim drejt Premier League.

Madje Juventus po mendon që ta shkëmbejë sulmuesin shqiptar me Beton e Evertonit.

Sipas “Eurosport.fr”, diçka e tillë mund të ndodhte realisht, me Zhegrovën që do të niste një aventurë të re në Premier League.

Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete edhe pse data zyrtare për afatin kalimtar ka përfunduar.

Pritet të shihet nëse ndonjë zyrtarizim i papritur do të vijë në orët në vijim, apo do të pritet vera, megjithatë klubi i Everton duket se nuk është i kënaqur vetëm me shërbimet e shqiptarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat