Presidenti i Besiktas jep sinjale për blerjen e Asllanit

Futboll

Presidenti i Besiktas jep sinjale për blerjen e Asllanit

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 08:46
Kristjan Asllani

Edhe pse është shumë shpejt për të vendosur, te Besiktas duan të blejnë përfundimisht Kristjan Asllanin. Serdal Adali, presidenti i Besiktas tha diçka të tillë, në një konferencë për shtyp.

Ne nënshkruam me Kristjan Asllanin në formë huazimi gjashtë mujor, por besoj se ai do të luajë mirë këtu dhe do të qëndrojë me ne.

Që nga dita që erdhi, ai ka treguar përshtatje të shkëlqyer me frymën dhe emocionet e Beshiktashit. Ne e quajmë Asllani, por sipas mendimit tim, ai është një shqiponjë e vërtetë”, u shpreh presidenti i Besiktasit.

Kartoni i Asllanit zotërohet nga Interi, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino. Kosto e operacionit final për Besiktas, nëse do blejë lojtarin kuqezi, do të jetë diku tek 13 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat