Liverpooli ‘hakmerret’ ndaj Wolvesit

Futboll

Liverpooli ‘hakmerret’ ndaj Wolvesit

Më: 6 mars 2026 Në ora: 23:59
Liverpooli

Liverpool arriti të hakmerrej disi për humbjen në kampionat duke mposhtur Wolverhamptonin në FA Cup falë një paraqitjeje shumë më të mirë në pjesën e dytë.

Talenti i ri Rio Ngumoha e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe ishte një nga më të rrezikshmit në pjesën e parë, duke testuar portierin pas një aksioni të mirë individual.

Megjithatë, pavarësisht posedimit të topit, Liverpool nuk arriti të shënojë dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Goli i parë erdhi menjëherë pas pushimit kur Andy Robertson realizoi një supergoditje nga jashtë zone.

Vetëm pak minuta më vonë, Robertson asistoi për Mohamed Salah, i cili shënoi për 2-0.

Fitorja u vulos nga Curtis Jones, që shënoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Në fund, Wolves arritën të shënojnë golin e nderit me Hwang Hee-chan në kohën shtesë.

Me këtë fitore, Liverpool kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, të cilat do të zhvillohen në fillim të prillit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat