Guardiola mungon në dy ndeshjet e radhës

Futboll

Guardiola mungon në dy ndeshjet e radhës

Më: 8 mars 2026 Në ora: 11:31
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është suspenduar pas kartonit të verdhë që mori në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Newcastle.

Guardiola humbi qetësinë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, teksa protestoi ndaj gjyqtarëve për një ndërhyrje të Kieran Trippier ndaj lojtarit të tij Jérémy Doku.

Trajneri spanjoll u përball me zyrtarin e katërt Lewis Smith dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Sam Barrott.

Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Chelseat dhe West Hamit.

Kujtojmë se City, u kualifikua mbrëmë në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti Newcastlen me rezultat 1-3 në “St.James Park”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat