Interi fiton Kupën e Italisë

Futboll

Interi fiton Kupën e Italisë

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 22:53
Interi feston

Interi pas titullit të kampionit, sonte ka fituar edhe Kupën e Italisë në futboll.

Skuadra zikaltër ka shënuar fitore në finalen e madhe, me rezultat 2:0 ndaj Lazios. 

Finalja u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se Interi nuk të lejonte që Kupa të shkonte diku tjetër.

Në minutën e 14-të Marushiq shënoi autogol e Marinez realizoi për 0:2 në minutën e 35-të.

Interi feston, Lazio mbetet duarbosh, jo vetëm pa trofe por edhe pa dalje në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat