Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes mes Bosnjës dhe Kanadasë, me të dy trajnerët që kanë zgjedhur skuadrat e tyre titullare për këtë përballje të rëndësishme.
Bosnja dhe Hercegovina zbret në fushë me këtë formacion: Vasilj; Kolashinac, Katiq, Muharemoviq, Dediq; Tahiroviq, Dzeko; Bashiq, Memiq, Bajraktareviq; Llukiq.
Trajneri Barbarez ka vendosur për një formacion që kombinon eksperiencën dhe lojtarët e rinj, me synimin për të balancuar mbrojtjen dhe fazën ofensive.
Nga ana tjetër, Kanada, e drejtuar nga Marsch, paraqitet me këtë 11-she: Crépeau; Laryea, Croenlius, De Fougerolles, Johnston; Eustáquio, Koné; Millar, Buchanan; David dhe Oluwaseyi.