Prishtina përforcohet me lojtarin me përvojë

Futboll

Prishtina përforcohet me lojtarin me përvojë

Nga: K.G. Më: 12 qershor 2026 Në ora: 22:15
Kastriot Selmani

Prishtina ka përforcuar radhët me futbollistin Kastriot Selmani.

Një përforcim i mirë për klubin me renome, që edicionin që e lamë pas zhgënjeu duke u renditur në vend të shtatë.

“Kemi arritur marrëveshje me Kastriot Selmanin, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.

26-vjeçari është afrimi i parë i FC Prishtinës për edicionin e ri dhe rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë të karrierës së tij si futbollist, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat deri te ekipi i parë.

Selmani u prezantua nga drejtori i ri sportiv i klubit, Mentor Zhdrella, i cili zyrtarisht nisi detyrën e tij të re duke i uruar mirëseardhje futbollistit që rikthehet në shtëpinë e tij futbollistike.

Gjatë karrierës së tij në Kosovë, Selmani ka qenë pjesë e Dritës dhe Llapit, me të cilat ka fituar edhe trofe, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionëve të Shqipërisë, Egnatia.

Me skuadrën shqiptare, ai regjistroi 42 paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur në kampionat, Kupën e Shqipërisë, si dhe në ndeshjet kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, duke fituar përvojë të vlefshme edhe në arenën ndërkombëtare”, njofton FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat