Argjentina e Messit me përmbysje spektakolare, Anglia dëshpëron  

Futboll

Argjentina e Messit me përmbysje spektakolare, Anglia dëshpëron  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 korrik 2026 Në ora: 19:54 Përditësuar në ora: 22:59 më 15.07.2026
Argjentina feston

Messi me dy asistime

Argjentina bën çmenduri në minutat e fundit!

Spanja - Argjentina është finalja e madhe e Kampionatit Botëror.

Argjentina me përmbysje spektakolare ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Anglisë, në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin në Atlante. 

Anglia - Argjentina 1:2

Stadiumi "Mercedes-Benz", Atlanta.
Shikues: 71.000.
Gjyqtar: I. Elfath (SHBA). 
Shënues:Gordon (55') - 86' Fernandez (86'), Lautaro Martinez (90+2').
Kartona të verdhë:  Anderson - Lisandro Martinez, Romero.
Anglia: Pickford, James (Burn 82'), Guehl, Stones (Toney (90+6'),, Spenc (Rashford 90+6'), Rice (O'Reilly 83'), Anderson, Bellingham, Rogers, Gordon (Konsa 72') dhe Kane.
Argjentina: E. Martinez, Molina (Montiel 72'), Romero, Li. Martinez (Otamendi 72'), Tagliafico (La. Martinez 81'), Paredes (Gonzalez 64'), Simeone (de Paul 72'), Mac Allister, Fernandez, Alvarez dhe Messi.

Deri në minutën e 86-të Anglia ishte në epërsi por argjentinasit me Messin që bëri dy asistime triumfuan, duke shkuar në finale.

Pjesa e parë nuk pati ndonjë rast ideal, u përshkua me nervozizëm e herë – herë me tensione në fushë mes futbollistëve.

Pjesa e dytë ishte tjetër fytyrë e lojës.

Në minutën e 47-të, Argjentina pati rast ideal. Portieri Pickford me mund të madh ndali topin në këndin e majtë nga një goditje brenda 16-shit e Alvarezit.

Në minutën e 55-të, Anthony Gordon (Anglia) shënon me qetësi nga afërsia pas asistimit te lojtarit Rogers.

Në minutën e 69-të, portieri Pickford është shpëtimtar i portës së Anglisë. Messi harkoi, ndërsa Nicolas Gonzalez godet me kokë por Pickford me mund të madh e shpëtoi portën.

Në minutën e 76-të, Alexis Mac Allister (Argjentina) pati një mundësi të mirë por goditja e tij me kokë nga rreth 10-11 metra godet shtyllën e djathtë!

Në minutën e 85, Enzo Fernandez (Argjentinë) godet jashtë 16-shit, portieri Jordan Pickford mezi e dëbon me maje të gishtërinjve në korne.

Enzo Fernandez (Argjentinë) i jashtëzakonshëm, nga rreth 20 metra shënon gol të bukur në këndin e djathtë.

Kjo falë asistimit të Messit në minutën e 86-të.

Në minutën e 90+2 Alexis Mac Allister nga 16 metra godet shtyllën e poshtme të majtë të Anglisë.

Në minutën e 90+2 Messi harkon, zëvendësuesi Lautaro Martinez shënon me kokë për 1:2.

Argjentina në finale, Anglisë i mbetet të luftojë për medalje të bronztë.

Emocione të mëdha në stadium

(E plotësuar) - 90+2 Messi harkon, Lautaro Martinez shënon me kokë për 1:2.

90' 9 minuta shtesë.

Minuta e fundit.

Anglia - Argjentina 1:2

Stadiumi "Mercedes-Benz", Atlanta.
Shikues: 71.000.
Gjyqtar: I. Elfath (SHBA). 
Shënues:Gordon (55') - 86' Fernandez (86'), Lautaro Martinez (90+2').
Kartona të verdhë:  Anderson - Lisandro Martinez, Romero.

Anglia: Pickford, James (Burn 82'), Guehi, Kosa, Spence, Rice (O'Reilly 83'), Anderson, Bellingham, Rogers, Gordon (Konsa 72') dhe Kane.
Argjentina: E. Martinez, Molina (Montiel 72'), Romero, Li. Martinez (Otamendi 72'), Tagliafico (La. Martinez 81'), Paredes (Gonzalez 64'), Simeone (de Paul 72'), Mac Allister, Fernandez, Alvarez dhe Messi.

86' Enzo Fernandez (Argjentinë) nga rreth 20 metra shënon gol të bukur në këndin e djathtë.

85' Anglia po luan me 6 mbrojtës.

83' Ndeshje e luftuar.

79' Argjentina e do golin me ngulm.

76' Alexis Mac Allister (Argjentina) pati një mundësi të mirë por goditja e tij me kokë nga rreth 10-11 metra godet shtyllën e djathtë!

74' Messi po e kërkon golin.

72 'Zëvendësim. Lisandro Martinez largohet nga fusha dhe Nicolas Otamendi (Argjentinë) hyn si zëvendësues.

69' Portieri Pickford është shpëtimtar i portës së Anglisë. Messi harkoi, ndërsa Nicolas Gonzalez godet me kokë por Pickford me mund të madh e  shpëtoi portën.

67' Argjnetina po bën trysni.

65' Gjyqtari ndalon lojën në mënyrë që të bëhet një zëvendësim dhe Nicolas Gonzalez (Argjentinë) zëvendëson Leandro Paredes.

61' Argjentina po sulmon me të gjtiha forcat në krye me Messin.

58' Giuliano Simeone (Argjentinë) vrapon drejt portës, por mbrojtësi eviton rrezikun.55' Gol! Anthony Gordon (Anglia) shënon me qetësi nga afërsia pas asistimit te lojtarit Rogers.

52' Cristian Gabriel Romero (Argjentinë) merr karton të verdhë.

50' Djed Spence (Angli) dërgon një top të gjatë, por nuk arrin te shokët e skuadrës dhe ndërpritet nga njëri prej mbrojtësve.

47' Argjentina pati rastin më të mirë deri me tash. Portieri Pickford me mund të madh ndali topin në këndin e majtë nga një goditje brenda 16-shit e Alvarezit.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Tre minuta shtesë.

44' Nuk ka gola, por ka lojë e tensione herë pas here në fushë.

42' Karton i verdhë në dorën e gjyqtarit? Po! Lisandro Martinez (Argjentinë) ndëshkohet me karton të verdhë.

39' Fernandez nga 20 metra gati befasojë portierin, për pak centimetra mbi portën e Anglisë.

38' Tensione të mëdha në fushë.

37' Goditja e dënimit nga Reece James (Angli) përfundon në duart e portierit.

33' Stone shkakton faull në sulm.

30' Emocione të mëdha, mbrojtjet janë në nivelin e lartë. 

27' Messi me shokë kërkojnë golin.

23' Ndeshje me ngarkesë të madhe, të dyja kombëtaret janë të kujdesshme. 

20' Anglia ka shtuar presionin ndaj Argjentinës. 

18' Lojë me nervozizëm nga të dyja palët.

16' Lëvizje e mirë nga Julian Alvarez (Argjentinë), por nuk gjen dot asnjë nga shokët e skuadrës pasi krosi është i dobët.

13' Lojë e mirë e me duele të forta.

0' Elliot Anderson (Angli) pengon një lojtar kundërshtar dhe Ismail Elfath sinjalizon një faull.

8' Ndeshje e baraspeshuar.

6' Julian Alvarez (Argjentinë) përpiqet ta kalojë topin te një shok skuadre, por bllokohet mirë nga një mbrojtës.

1' Fillon ndeshja

Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel klasik që do të përcaktojë finalistin e dytë të turneut.

Argjentina për finalen e dytë rresht, Anglia për të thyer mallkimin

Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, do të lueht sonte gjysmëfinalja e dytë për Kupën e Botës 2026, Angli-Argjentinë. Anglezët vijnë në gjysmëfinale pas eliminuan më parë Norvegjinë 2-1. Argjentina eliminoi Zvicrën, 3-1.

Dy trajnerët respektivë, Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni, nuk është se kanë lënë vend për surpriza në formacionet zyrtare.

ANGLIA XI: Pickford – James, Guéhi , Kosa, Spence – Rice, Anderson, Bellingham – Rogers, Gordon, Kane

ARGJENTINA XI: E.Martinez – Molina, Romero, Martinez, Tagliafico – Paredes, G.Simeone, Mac Allister, E.Fernandez – J.Alvarez, L.Messi

Fituesi i këtij takimi do të përballet në finalen e të dielës me Spanjën në “MetLife Stadium”, humbësi në finalen e vogël ndaj Francës për vendin e tretë.

Rooney mesazh Argjentinës: Kane mund t’i shkatërrojë dy qendërmbrojtësit

Wayne Rooney beson se Harry Kane mund të jetë vendimtar për Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Legjenda e "Tre Luanëve" dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka vlerësuar lart kapitenin anglez, duke theksuar se nëse Kane është në formën e tij më të mirë, mbrojtja argjentinase do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë.

Rooney, duke folur në emisionin e tij në “BBC”, u shpreh se Kane është një sulmues që krijon probleme të mëdha për çdo mbrojtje.

“Nëse Harry Kane është në nivelin e tij më të mirë, ata nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë. Ai mund t’i shkatërrojë ata dy qendërmbrojtës”, deklaroi Rooney.

Kane pritet të përballet me ish-shokun e tij te Tottenham, Cristian Romero, ndërsa në qendrën e mbrojtjes së Argjentinës pritet të jetë edhe Lisandro Martinez.

Sipas Rooneyt, lëvizjet pa top të sulmuesit të Bayern Munichut mund të jenë çelësi i suksesit ndaj mbrojtjes së kampionëve në fuqi.

“Harry është një makth për mbrojtës të këtij profili. Nëse ai i tërheq ata në pozicione ku ndihen të ekspozuar, atëherë gjithçka varet nga koha e pasimit dhe e vrapimit pas shpinës së tyre”, shtoi ai.

Kane ka realizuar gjashtë gola në Kupën e Botës 2026 dhe do të kërkojë të jetë sërish protagonist për ta ndihmuar Anglinë të eliminojë Argjentinën dhe të sigurojë një vend në finalen e madhe të turneut.

Kane apo Messi?

Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel klasik që do të përcaktojë finalistin e dytë të turneut.

Anglia ka hasur vështirësi gjatë këtij Botërori, por ka treguar karakter në fazën me eliminim direkt.

Në çerekfinale, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel përmbysi Norvegjinë 2:1 pas kohës shtesë, duke siguruar gjysmëfinalen e katërt në një turne madhor që nga viti 2018.

Nga ana tjetër, Argjentina, kampione në fuqi, ka fituar të gjashta ndeshjet në këtë Botëror dhe vjen pas suksesit 3-1 ndaj Zvicrës në çerekfinale.

Fituesi i këtij çifti do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit.

Anglia - Argjentina
Anglia: Pickford, James, Guehi, Kosa, Spence, Rice, Anderson, Bellingham, Rogers, Gordon dhe Kane.
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Tagliafico, Paredes, Simeone, Mac Allister, Fernandez, Alvarez dhe Messi.

Anglia zbret në fushë me ndryshime

Anglia zbret në fushë me ndryshime!

Anglia dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Botërorit 2026, për të përcaktuar rivalin e Spanjës në finalen e madhe.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Mercedes-Benz”, nis në orën 21:00.

Tashmë dy trajnerët, Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës prej minutës së parë

LIVE: Superndeshja Angli - Argjentinë

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet këtë të mërkurë, më 15 korrik, nga ora 21:00 në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlantës.

Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë zbuluar 11-shet startuese për një nga përballjet më të mëdha të këtij Botërori, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen ndaj Spanjës.

Anglia - Argjentina

Anglia: Pickford, James, Guehi, Kosa, Spence, Rice, Anderson, Bellingham, Rogers, Gordon dhe Kane.
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Tagliafico, Paredes, Simeone, Mac Allister, Fernandez, Alvarez dhe Messi.

Kjo sfidë rikthen një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit, me kujtime të paharrueshme si goli i famshëm “Dora e Zotit” i Diego Maradonës në vitin 1986 dhe kartoni i kuq i David Beckhamit në Kupën e Botës 1998.

Në lojë është një vend në finalen e Kupës së Botës, ku fituesi do të përballet me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Francës. Finalja do të zhvillohet të dielën, më 19 korrik, në “MetLife Stadium” të New Yorkut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat