Chivu: Interi, ekipi për t’u mposhtur

Futboll

Chivu: Interi, ekipi për t’u mposhtur

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 21:16
Chivu

Nga Kina në Australi, Interi do të përballet me Juventusin në një ndeshje miqësore që do të mbyllë turneun ndërkontinental të zikaltërve dhe do të shërbejë si një test i rëndësishëm përpara nisjes së sezonit të ri.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Cristian Chivu foli në konferencë për shtyp, ku përveç analizës së ndeshjes, u ndal edhe te merkatoja, duke pranuar se skuadra ka ende nevojë për përforcime, veçanërisht në krahun e djathtë, por kërkoi durim pasi merkatoja është ende e gjatë.

“Për arsye të ndryshme, zgjedhjet tona për krahun e djathtë nuk u realizuan. Po punojmë për të shtuar cilësi dhe përvojë. Ne jemi të vetëdijshëm për vlerën e skuadrës që kemi. Kemi nevojë të rrisim nivelin, duke afruar lojtarë që dinë të jenë pjesë e një grupi të bashkuar. Nuk kemi vendosur një afat kohor, sepse merkatoja është e gjatë dhe kërkon durim. Le t’i lëmë drejtorët tanë të punojnë të qetë”, tha Chivu.

Inter-Juventus është gjithmonë një përballje e rivalizuar.

Edhe pse miqësore, në prag të ndeshjes kundër bardhezinjve, Chivu foli në konferencën për shtyp për rivalët dhe ekipin që do të ndërtojë për sezonin e ri.

“Nuk kam bërë ende llogaritë, por janë gjithmonë të njëjtat skuadra që duan t’u vështirësojnë jetën kampionëve në fuqi. Interi është skuadra që të gjithë duan ta mposhtin.

Edhe ndeshja e nesërme është vetëm një miqësore, një test për të parë gjendjen fizike dhe zbatimin e disa ideve tona.

Kemi nevojë për minuta loje, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk kam një formacion titullar fiks”, tha Chivu.

Interi ka programuar edhe një miqësore me spanjollët e Betis javën që vjen, ndërsa kampionati Italian do të ngrejë sipasin më 22 gusht, ku zikaltërit do të presin Monzën në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat