Lumbardh Dellova shkëlqen në Turqi

Futboll

Lumbardh Dellova shkëlqen në Turqi

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 00:24
Lumbardh Dellova

Amedspor e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Turqisë, duke mposhtur Erzurumspor 3:0.

Në formacionin e Amedsporit u paraqitën dy futbollistët nga Kosova, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ndërsa për Erzurumsporin nga minuta e parë luajti mbrojtësi Amar Gërxhaliu.

Paraqitje të veçantë pati Dellova, i cili ishte ndër më të mirët në fushë dhe asistoi për Saba, i cili shënoi në minutën e 53-të.

Me këtë triumf, Amedspor e nis kampionatin me tri pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat