Spanja befason me Martinezin e Interit, gati për “aksion” Yamal e Rodri kundër Çekisë!
Pas pak minutash do të nisë ndeshja Spanjë–Çeki, e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve.
Dueli do të mbahet në “Estadio Nuevo Carlos Tartiere” të Oviedos, ndërsa iberikasit grumbullojnë pikët e plota pas 2 ndeshjesh.
Në listën e rezervave bie në sy portieri i Interit, Josep Martinez.
Për sa i takon 11-shes titullare, nuk mungojnë emrat e “rëndë” si Pedri, Rodri, Lamine Yamal apo Olmo.