Lisandro Martinez kritikon hapur drejtuesit e klubit

Futboll

Lisandro Martinez kritikon hapur drejtuesit e klubit

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 00:05
Lisandro Martinez

Manchester United ka pësuar sonte humbje në Champions League.

Ata u mposhtën në “Metropolitano”, nga Atletico Madridi me rezultat 2:0 në një ecuri negative për “Djajtë e Kuq”.

Ndërsa pas ndeshjes ylli i Man United, Lisandro Martinez ka kritikuar hapur drejtuesit e klubit, duke kërkuar ndryshim në mënyrën se si po funksionojnë.

“Nëse nuk ndryshoni, sezonin tjetër është një problem i madh.

Vazhdoni të ndryshoni trajnerë, por çfarë ndodh me fushat e tjera. Është e lehtë të thuash trajner, lojtarë, por duhet të shohim edhe të tjerë”, u shpreh Martinez./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat