Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 11 dhjetor:

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë me kandidatët për anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, lidhur me mohimin e të drejtës për vijimin e mësimit të disa vajzave në Kosovë dhe me përfaqësuesit e fshatrave Krushё e Madhe dhe Krushё e Vogël, i pranishëm do tё jetë edhe Avokati i Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të vizitojnë përfituesit e projektit: “Ngritja e Stallave për Bagëti të Imëta (dele dhe dhi)”. (Lagjja Bajram Curri afër KFOR-it Turk, ora 10:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, organizon një uebinar virtual për të diskutuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut të bëra këtij projektligji. (Takim virtual në Zoom:https://undp.zoom.us/.../register/WN_dQll4bbZQlKImoXPzzGkGQ, ora 10:30)

Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Selia e degës, së PDK-së, ora 11:00)

Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencë për medie ku do të shpalosen të gjeturat hulumtimit mbi raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019. (Zyret e KDI-së, Prishtinë, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat