Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 22 janar:

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBAShK-ut, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë̈ homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora, 10:00)

Prokuroria e shtetit organizon Konferencën Vjetore të Prokurorëve. Pjesëmarrës Kryeprokurori i të Shtetit, Aleksandër Lumezi, u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, Ambasadori SHBA-së, Philip Kosnett, Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, etj. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do ta vizitojë Qendrën e Shëndetit Mendor në Podujevë. (Ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli mbajnë konferencë për shtyp. (Objekti i Komunës – Prizren, ora 10:00)

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat