Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 5 shkurt:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton kopshtin e fëmijëve “ Bardha Akademi”. (Prishtinë, Mati 1, rruga “Ndue Përlleshi”, ora 9:30)

Mbahet seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. (Departamenti Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”, organizon konferencen me teme ‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian’’. (Hotel Sirius-Prishtinë, ora 10:00)

Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptar në Botë, bënë përurimin e një libri monografik.(Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14.00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF organizon webinarin me temë “Raportimi i mediave për fëmijët”, në platformën virtuale “Zoom”. 

Fushata zgjedhore e subjekteve politike:

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon fushatën elektorale në Obiliq. Pjesëmarrës do të jenë Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, ud Presidentja Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë. (Sheshi i qytetit, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban fushatë elektorale në Vushtrri. Pjesëmarrës do të jenë Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, ud Presidentja Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë. (Bulevardi “Adem Jashari”, ora 12:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hot mban tubim elektoral në Dragash. (Hotel Meka, ora 13:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hot mban tubim elektoral në Zhur. (Rersorant Hako, ora 14:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hot mban tubim elektoral në Prizren. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha”, ora 15:45)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hot mban tubim elektoral në Suharekë. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 17:15)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, mban takime me qytetarë në Kamenice. (Restaurant Konaku, fshati Koretin, ora 15:00)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, mban takime me qytetarë në Gjilan. (Hotel Astoria, ora 17:00)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, mban takime me qytetarë në Viti. (Restaurant Lindi i Ri, ora 18:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Gjilan. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 16:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me të rinjët dega Obiliq. ( SHFMU “Ibrahim Rugova”-Obiliq, ora 19:00)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit në Lipjan. (Restaurant “LUMA”, në Lipjan, ora 15:00)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit në Drenas. (Restaurant “Hajdini”, në Drenas, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat