Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 26 shkurt:

Në 85 – vjetorin e lindjes së Adem Demaçit bëhen homazhe dhe vendosen lule te varri i tij. (Velani, ora 11:00)

Organizata “ETEA”, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino “Armata”, ora 11:00)

Në Parkun arkeologjik “Ulpiana” mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, Graçanicë, ora 12:00)

Për nder të 85 – vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, mbahet tryezë. (Instituti Albanologjik – Prishtinë, ora 13:00)

Organizatat GAIA dhe GLPS do të paraqesin Padi për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat