Mbahet marrsh kundër 'patriarkatit që vret'

Kosova

Mbahet marrsh kundër 'patriarkatit që vret'

Më: 8 mars 2021 Në ora: 06:06
Ilustrim

Sot për ndër të festës së gruas 8 marsin, nën thirrjen “Marrshojmë kundër patriarkatit që vret” do të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Grave.

'Marshojmë sepse nuk duam të festojmë përderisa vajzat dhe gratë vriten. Rezistojmë të bashkuara patriarkatin që vazhdon t’u marrë jetën shumë grave të Kosovës.''

''Edhe ky 8 mars na gjen të revoltuara ndaj sistemeve shtypëse që kanë mundësuar përshkallëzimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave gjatë viteve të fundit.''

''Do të dalim nga shtëpitë, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, zyret, spitalet e do të qëndrojmë të bashkuara kundrejt patriarkatit që vret!'', vlerësojnë organizatorët e marrshit.

 Në këtë ditë, do të përkujtohen të gjitha gratë që u vranë veç pse ishin gra dhe do të kërkojnë drejtësi nga një shtet që i legjitimoi këto krime.

''Rezistenca jonë do të jetësohet në të gjitha hapësirat private e publike ku burrat ushtrojnë dhunë e terror mbi gratë deri sa të ç’rrënjoset sistemi patriarkal i cili na shtyp dhe vret'', theksojnë organizatorët.

Sot do te mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” për të marshuar për drejtësi shoqërore, ekonomike e politike. Për një jetë pa dhunë e shtypje. Për një shoqëri të lirë e të barabartë.

Në frymën e rezistencës, “Marrshojmë kundër patriarkatit që vret”  fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen thirrjes qoftë në rrugë apo nga shtëpitë e tyre.

Ata/o që thirrjes duan t'i bashkohen nga shtëpitë, ftohen që në ballkonet e tyre të vendosin mbishkrime në çarçafë ku përshkruajnë luftën e tyre kundër shtypjes që ndodhë brenda dhe jashtë shtëpive.

Marshueset/it duhet të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID - 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat