Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 06:15
Ilustrim

Ngjarjet e datës 16 Qershor 2021

- Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, Komuna në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ngritjen e Flamurit në Qendër të Qytetit për të vazhduar me seancën solemne në Asamblesë Komunale. (Deçan, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ambasada Gjermane, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës dhe Goethe-Institut organizojnë përzemërisht inaugurimin e Sallës së gjermanishtes dhe prezantimin e programit të ri master ''Gjermanishtja si gjuhë e huaj“ në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të  bejë shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për harmonizimin e numrit të stafit dhe ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, brenda Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon panel diskutimi “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. (Ndërtesa e komunës, salla e Mediave, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” dhe me pas mbahen homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit. (Salla e Sportit në Deçan, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ben prezantimin e studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit organizon kampanjen edukativo-informuese, "Sinjalizo". (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës dhe punëtorët e Lotarisë do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarin e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren mban konferencë për media. (Tek objekti në ndërtim i Bibliotekës së Prizrenit, Rr. "Hoxha Tasim", Lagjja Tabakhane, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Hapet ekspozita e titulluar “n’Rrugë Drejtë Lirisë”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi do t’i vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, ora 13:00)

- Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet koncert me këngtarët Deçanas. (Qendra e Qytetit, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat