Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 18 qershor:

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizojnë një aktivitet për të shënuar këtë ditë. Në shënimin e kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo rinovuar në Vrandioll. (Qendra e Mbajtjes në Vranidoll, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas, kryetari Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini, vizitojnë rajonin e Zhupës. (Përballë Qendrës Sportive, Prizren, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2021”, organizuar nga Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregull” – ASSET. (Platforma ZOOM, pra 10:00¬)

Ish-zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Alain Le Roy, mban ligjëratë publike. (Kolegji “Universum”, Lipjan, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves, promovon botimin: “Leksion i termave të sociolinguistikës”. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) promovon librin “Meet My Soul” me fotografi dhe thënie të azil-kërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve. (“KultPlus Caffe Gallery”, Prishtinë, ora 12:00)

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” organizojnë tubim protestues. (Oborri i Pallatit “”Rilindja”, ora 12:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje. Në rend dite është formimi i grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

KB “SIGAL Prishtina” mban konferencë për medie rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat