Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2021

- Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren organizon debat publik për “Draft – Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt  si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë -SEEK”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit. (Lipjan, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton ecurinë e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë  publik me qytetarë për punën në gjashtë mujorin e vitit 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Grevisiti Sokol Plakolli mban konferencë për media lidhur me shkeljet ligjore te Këshillit Drejtues  të Teatrit Kombëtar. (Para ndërteses së Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të vizitojnë objektin e Shtëpisë për të Moshuar në lagjen “Dardania”, si dhe objektin e Qëndrimit Ditor në lagjen “Terzimahallë”, për të parë nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e këtyre objekteve. (Objekti i Shtëpisë për të Moshuar në lagjen “Dardania”, ora 11:30 - nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:15)

- Nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kunder Diskriminimit bëhet hapja zyrtare e Javës së Krenarisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat