Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 05:59
Ilustrim

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2021

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2021 dhe prioritetet e ATK-së për pjesën e dytë të këtij viti. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid- 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)
    
- Plisat nisin peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)
    
- Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz, bëjnë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale të mbajtura në pesë fusha të ndryshme, veshje, pajisje shtëpiake, djegie në dru, reliev në letër dhe qëndisje të kurdeleve në gjergjef. (Objekti i Qendrës Artizanale në Prizren, ora 10:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat