Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2021

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe, ora 4:40)

- Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban - Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta - anëtar i Kryesisë së BI, ndera namazit te Kurban-Bajramit do t'i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbajë Myftiu, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, ora 5:51)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, ditën e parë Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Për nder të Festës së Kurban Bajramit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Zyrat qendrore të BIK, ora 9:30)

- Në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” shtrohet “Dreka Ndërfetare e Kurban Bajramit”. (Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat