​Sot ditë zie në Kosovë

Kosova

​Sot ditë zie në Kosovë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore.

Kjo në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat