Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 30 korrik:

Mbahet mbledhja e KK të Rahovecit. (Salla KK Rahovec, ora 10:00)

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (GLPS, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 10:30)

Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e kryetarit, Gjilan, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbyllja e Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë 2021. (Kinema Armata, Prishtinë, ora 19:30-20:30)

Ditët e diasporës në Kamenicë:

Ora 14:00 – Hapja zyrtare e arkivit dhe hapja zyrtare e bibliotekës dhe promovimi i librit të Lume Berishës dhe promovimi i librit të Sadbere Biçkaj.

Ora 21:00- Dokumentar – 77-vjetori i Betejës së Kikës – Parku i Shtëpisë së Kulturës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat