UP me program Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore

Kosova

UP me program Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 06:57
Ilustrim

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon takimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me programin e financuar nga Zvicra, “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë” (IWRM-K) për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë.

Nënshkrim i marrëveshjes do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting.

Implementimi i këtij programi është parë si nevojë kombëtare për zhvillimin e kapaciteteve afatgjata për administrimin e resurseve ujore në nivel kombëtar dhe të pellgjeve lumore në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike të Kosovës, si dhe me nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen.

Programi do të mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat