Punëtorët e Ferronikelit protestojnë të enjten

Kosova

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë të enjten

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:03
Feronikeli

Të enjten ora 11:30 në Prishtinë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt.

Gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.

Ftohen të gjitha mediat që ta përcjellin ngjarjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat