Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 28 tetor:

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni Qendror Zgjedhor shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)

Mbahet Mbledhje Komemorative me rastin e vdekjes së Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava pret një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Pensionerëve të Kosovës. (Salla e LPK-së, rr. Tringë Ismajli Nr. 49, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Inaugurohet Qendra e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:00)

ETEA shënon shtatë vjetorin e themelimit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat