Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Kosova

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 07:16
Ilustrim

Në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor me autobus, Kosova vendosi të shpallë të mërkurën ditë zie.

Vendimin e mori presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese.

“Në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Presidentja ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi në Bullgari”, shkruhet në dekret.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat