Profesorit Skënder Rizaj

Kosova

Profesorit Skënder Rizaj

Nga: Adem Bytyqi Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Skënder Rizaj

Me dhimbje të thellë dhe pa dashur sot, me 28 nëntor 2021, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar Skënder Rizaj.

Pa kontributin dhe punën shumë vjeçare të këtij dijetari të historisë, shumë kapituj ndër më të rëndësishmit të historisë shqiptare nuk do ta kishin parë dritën kurrë.

Ishte hulumtuesi i të gjitha Arkivave thuajse në të gjitha shtetet evropiane: Arkivave të Anglisë, Turqisë, Serbisë e shumë arkiva tjera, në të cilat ka gjetur dhe publikuar shumë të dhëna dhe fakte relevante të cilat i referohen historisë shqiptare të gjitha periudhave historike, veçanërisht periudhës së Mesjetës...

Shkuarja në amshim e Prof.Dr.Skëndër Rizajt, padyshim ka lenë një boshllëk të madh në fushën e historisë, veçanërisht të historisë shqiptare .

U prehsh në paqe profesori ynë i dashur i historisë, kujtimi për ty do të jetë i përhershëm në mendjet dhe zemrat tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat