Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 21 janar 2022 Në ora: 06:56
Ilustrim

Pas temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Sipas IHMK-së, fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, meteorologët parashikojnë që rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat