​Ngjarjet e datës 28 janar

Kosova

​Ngjarjet e datës 28 janar

Më: 28 janar 2022 Në ora: 00:25
Pamje nga Prishtina

Vijon procesi në Speciale ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, Gucati dhe Haradinaj (DHSK, ora 8:45)

Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë. Pas takimit, kryetari Përparim Rama mban konferencë për medie. (Komuna e Prishtinës, ora 9:30)

Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë konferencën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në drejtësi, administratë publike dhe integrime evropiane”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie, në lidhje me prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

KOK prezanton pikët e kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022 (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore (Presidencë, ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat