Ngjarjet e datës 16 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 16 shkurt

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Pamje nga Prishtina

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Zyra e Rregullatorit të Energjisë mban mbledhjen e pestë për këtë vit (ZRrE, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komuna e Gjakovës organizon promovimin e monografisë profesionale “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë” (Muzeu Etnografik, ora 12:00)

Bëhet inaugurimi i obeliskut në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve shëndetësorë ndër dekada (Hyrja kryesore e QKUK-së, ora 14:00)

Biblioteka komunale e Ferizajt “Sadik Tafarshiku” hap ekspozitë me libra të autorëve dëshmorë dhe martirë, si dhe do zgjidhet lexuesi më i mirë për vitin 2021. (Ambientet e bibliotekës, ora 14:00)

Fondacioni Jahjaga lanson edicionin e katërt të revistës “ZA” (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat