​Ngjarjet e datës 27 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 27 mars

Më: 27 mars 2022 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në Prishtinë, e zhvillon sot në stadiumin "Fadil Vokrri" (Ora 10:00)

Në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 23 vjetorit të Masakrës së Izbicës, mbahet vrapimi I ashtuquajtur si "Vrapimi i Marsit". (Kompleksi Memorial në Izbicë, ora 10:00)

Në 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, bëhet mbjellja e drunjëve dekorativ në këtë fshat. (Ora 10:00)

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës dhe me Shoqatën Bjeshkatare Alpine ‘’Shkëlzen Haradinaj’’, organizojnë garën e skijimit ‘’Kupa e Gjeravicës’’. (Bjeshka e Belegut, ora 10:00)

Mbahet tubim përkujtimor për nder të sakrificës së dhjetë dëshmorëve Rama të rënë në Luftën Çlirimtare 1997-1999. (Lapidarit i tyre, rrugës Prishtinë-Obiliq, 1 kilometër nga udhëkryqi Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë, ora 11:00)

Në shënim të Ditës Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00)

Në fshatin Sfeqel të Podujevës, bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të formimit të togut të UÇK së të Zonës Operative të Llapit. (Ora 13.00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat