​Ngjarjet e datës 19 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 19 prill

Më: 19 prill 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Komisioni për Arsim diskuton mbi gjendjen e arsimit para-universitar në nivel komunal. I ftuar Samir Shahini – kryesues i Kolegjiumit për Arsim para-universitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar mbi sigurinë në vend. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish-Brigadës 138, “Agim Ramadani” ndajnë Çmimin “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme. Laureatët: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. (Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00) 

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) organizon marsh me qëllim të vetëdijesimit të sistemeve të arsimit me moton "S'po shkohet në shkollë". (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat