Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 22 prill 2022 Në ora: 06:52
Prishtina

Ngjarjet e datës 22 prill 2022

- Për nder të ditës së tokës Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë mbjelljen e pishave në hyrjen e autostradës së Veternikut. (Rreth-rrotullim të kompania Shell, përballë Rezonancës në Veternik, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit nis kampanjen “Green & Clean” më mbajtjen e një konference për shtyp. (Gjilan, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit hap aksionin e pastrimit të mjedisit në qytet. (Oborri i Komunës së Rahovecit, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit, ora 9:00)  

- Komuna e Gjilanit organizon aksionin për pastrimin e Parkut te qytetit dhe hapësirave të Institucioneve Komunale të Gjilanit. (Gjilan, ora 9:30)

- Për të shënuar Ditën e Tokës UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF-in do ta nisin fushatën me një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 10:00)

- Vullnetarë të Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës të prirë nga kryetari Hysen Sogojeva së bashku me kryetarin e Prishtinës Përprim Rama do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta për shënimin e Ditës së Tokës. (Ambientet e lagjes Dardania afër restorantit “Villa Natyra”, ora 11:00)

- Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit Universiteti i Gjilanit përuron librat “Letërsia nga burgu” të autorit Bajram Kosumi, “Thekse letrare”, “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të Merxhan Avdylit dhe “ Fishta dhe tradita e leximit ”të Flamur Malokut. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ora 11:00)

- Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, Kompleksi Ramiz Sadiku, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Në kuadër të kampanjes “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e drunjeve. (Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës “Hasan Prishtina”. (Shkolla Hasan Prishtina, ora 14:30) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat