​Parashikimi i motit

Kosova

​Parashikimi i motit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 07:45
Ilustrim

Të reshurat lokale që u paraqiten mbrëmë po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm. Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe intervale me diell. Edhe në orët e pasdites priten reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e diel do të jetë më ngrohtë. Nesër priten vranësira kalimtare, ndërkaq ditëve të para të javës së ardhshme më shumë diell. Ditën e martë përreth zonave malore me mundësi për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajror pranë sipërfaqes.

Temperaturat në rritje gjatë fundjavës, më pas në rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielën, e më pas zbresin në 20C e 21C.

Era frynë kryesisht jugu e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e ditën e hënë edhe e fuqishme me hover deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, herë-herë edhe pësuar rënie të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat