Plani operativ ‘’Motoçikleta 2022’’

Kosova

Plani operativ ‘’Motoçikleta 2022’’

Më: 27 prill 2022 Në ora: 09:09
Pamje nga aksioni

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga data 22.04.2022 ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Motoçikleta 2022’’.

Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 22.04.2022 policia rajonale e komunikacionit ka shqiptuar 25 gjoba kundërvajtëse ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ndërsa ka konfiskuar edhe disa të tjerë në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacionin rrugor.

Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të vendosin  helmetën gjatë drejtimit, të jenë të kujdesshëm në rrugë si dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt, me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti në komunikacionin rrugor.

Image
Pamje nga aksioni
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat