Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 7 maj 2022 Në ora: 07:00
Qeveria e Kosovës

Ngjarjet e datës 7 maj 2022

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis organizojnë konferencën ndërkombëtare dy ditore Arabo Evropiane me temë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës - Modalitetet dhe Zgjidhjet”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Baleti Kombëtar i Kosovës organizon Akademinë Përkujtimore në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të ish balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahen homazhe me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 12:00)

- Në kuadrë të "Javës së Dëshmorëve", Komuna e Rahovecit organizon turneun në futboll të vogël. (Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 17:00)

- Mbahet dita e tretë e edicionit të 33 të Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”. (Në Gjonaj të Hasit, ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat