​Ngjarjet e datës 16 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 maj

Më: 16 maj 2022 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

Përmbyllet programi ACCESS - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër vjetëve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. Folës në këtë ngjarje do të jenë Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Christoph Weidinger, ambasadori i Austrisë në Kosovë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draft-ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. Të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Agjencia për Barazi Gjinore dhe UN Women. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” promovon romanin “Eskadronët e vdekjes - kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës Prishtinë, ora 12:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe KOMF shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga “1 Tetori”, Velani, PN, Prishtinë, ora 13:00-15:00)

OJQ Aktiv promovon ueb faqen “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare Mitrovicë, ora 11:00).

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” 2022. (Kolegji AAB, ora 20:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat