​Ngjarjet e datës 19 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 19 maj

Më: 19 maj 2022 Në ora: 06:06
Foto ilustrim

Zyra e Prokurorit të Specializuar vijon procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës (Hagë, ora 09:00)

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban trajnimin për institucionet ligjzbatuese rreth hetimit dhe ndjekjes penale të keqtrajtimit dhe neglizhimit ndaj kafshëve (“Pylli i Arinjve Prishtina”, ora 09:00) 

BIRN Kosova mban konferencën “Ditët e energjisë së gjelbër 2022” (Kino Armata, ora 09:00)

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media (Oborri i Kuvendit, ora 09:30) 

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re parlamentare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Erbert Stiftung organizojnë tryezën "Hendeku Gjinor në Punësim dhe Tregu i Punës" (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim Mia Sydoë Mölleby, deputete në Parlamentit të Suedisë, dhe Inguna Sudraba, eksperte, SIGMA (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00) 

Ministria e Shëndetësisë organizon takim në shënim të “Ditës Botërore të Mjekut Familjar” (Hotel Emerald, ora 10:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (PDK, ora 10:00)

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ndërohet me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB. Më pas mban një ligjeratë për studentët e këtij kolegji. (Teatri i AAB, ora 11:00) 

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon konferencën publike “Parandalimi i korrupsionit”. (Kolegji IBCM në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi organizon takim, drekë të përbashkët me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviq. (Hotel Four Point by Sheraton, ora 12:00)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, bën lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në Pejë (Qendra Rinore Kulturore, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet për të diskutuar në lidhje me situatën e sigurisë në vend (Kuvendi i Kosovës, ora 14:30)

NISMA Socialdemokrate fillon turin e debateve me qytetarë me temën “Kosova në udhëkryq”. (Galeria e Arteve në Ferizaj, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat