Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 06:02
Ilustrim

Ngjarjet e datës 13 qershor 2022

- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) publikon udhëzuesit për dizajnimin e strategjisë “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, ku të akuzuar janë Labinot Gruda dhe Kadri Shala. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit ndëretnik i cili organizohet nga KosovaLive, dhe ka për qëllim promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Mbbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sall C 301, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat